Del lista e shteteve që ndihmuan Shqipërinë, Robert Bosch: Çfarë turpi! Holanda e pasur nuk është aty

Teksa numërohen pesë ditë nga tragjedia e 26 nëntorit, ku vdiqën 51 njerëz dhe u plagosën 900 të tjerë është parë edhe një solidarizim nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë si edhe të qeverive të huaja duke kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti.

Së fundmi ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar edhe emrat e atyre shteteve që ndihmuan Shqipërinë pas tërmetit tragjik.
Në listë vihet re mungesa e Holanda, prandaj dhe Bosch e ka konsideruar një turp.

“ Çfarë turpi, Holanda e pasur nuk është aty! Çfarë po shkon keq me ne, kemi qenë gjithmonë aty për të ndihmuar,”- ka shkruar në Twitter.

Mes shteteve që kanë ndihmuar Shqipërinë janë: Kosova, Zvicra, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria, Serbia, Turqia, Franca, Gjermania, Kroacia, Hungaria dhe Estonia.