Del nga rruga me motoçikletë, aksidentohet 65-vjeçari në Shkodër

Një aksident me pasojë plagosjen e një 65-vjeçari është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e Shirokës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00, ku një person rreth 65 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga me motoçikletë.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, po trajtohet në sallën e operacionit pranë Spitalit Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.