Demokrati i prish humorin Ori Nebiajt, ja komenti për të cilin u nxeh moderatorja: O legen shkodran…

Moderatorja e njohur e ekranit të Top Channel, Ori Nebiaj, ka postuar sot një foto nga puntata e radhës e sekreteve të Portokallisë që do transmetohet këtë të dielë.

Por një nga ndjekësit e saj, ka sulmuar një tjetër, duke e quajtur legen i komunistave të PS në Shkodër.

Këtu ka reaguar menjëherë Ori e cila i ka thënë: Nuk të bën nder si demokrat.

Kujtojmë që Ori ka qenë për një kohë zëdhënësja e zyrës së shtypit në Partinë Demokratike./ShkodraNews