Deputetët e PS mblidhen me shpejtësi në derën ngjitur me Metën, marrin vendimin e rëndësishëm për të

Ndërkohë që presidenti Meta po dëshmon përballë deputetëve të Kuvendit, në Komisionin Hetimor, në lidhje me ç’dekretimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor, deputetët në Komisionin e Sigurisë kanë rrëzuar dekretin e presidentit Meta për “Për rezervat materiale të shtetit”.

Pak ditë javë më parë presidenti Meta ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin. Kreu i shtetit ka kthyer mbrapsht ligjin “Për rezervat materiale të shtetit”, për të cilin opozita tha se me ndryshimin e ri kryeministri Edi Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri.

Në arsyet e kthimit të ligjit, Presidenti Meta deklaronte se ndryshimi i bërë nga qeveria është i pajustifikuar. Sipas tij, ky ndryshim përbën rrezik të shtuar për cenimin e interesit publik, që mund të vijë nga keqadministrimi dhe shpërdorimi i pushtetit vendimmarrës për lëvrimin e mallrave të rezervave të shtetit, pjesë e grupit A. Ligji e ndryshonte të drejtën për lëvrimin e mallrave rezervë të shtetit që bëjnë pjesë në grupin A, duke e zëvendësuar miratimin e lëvrimit të tyre nga “me vendim të Këshillit të Ministrave” siç parashikon aktualisht ligji në fuqi, me një akt individual, “Urdhër të Kryeministrit”.