Deputeti i PD bën kthesën e papritur: Pse vendosa të marr mandatin (video)

Gjatë protestës së mbajtur para Kuvendit më 5 mars, Arben Zeneli deklaroi se nuk do ta marrte mandatin e deputetit. Por, ndryshe veproi. Sot ai është betuar në Parlament.

Po çfarë ka ndryshuar nga 5 marsi? I mbytur në pyetje nga ana e gazetarëve në hyrje të Kuvendit, Zeneli tha se ai i qëndron mendimit se qeveria Rama duhet të ikë, ndërsa deklaroi prerë se nuk ka pasur asnjë kontakt me socialistët. Sipas tij të vetmin kontakt me Safet Gjicin e ka pasur në vitin 2013, kur ishte kandidati i vetëm që fitonte nga PD-ja.

Zeneli insistoi se ai do të përfaqësojë në Kuvend qytetarët e Kukësit, dhe do të shprehet kundër qeverisjes së Edi Ramës.

“Po të jeni të vëmendshëm se çfarë thashë në 5 mars, kamë thënë që qeveria Rama duhet të ikë, që mandati nuk është as imi dhe as i zotit Flamur Noka. I vetmi ndryshim që unë kam bërë është që mendoj se intersin e qytetarëve e përfaqësoj më mirë në Kuvend dhe jo në rrugë.

Jemi në një sistem demokratik, pas viteve 90 nuk mund të mendojmë më se s’kemi të drejtë zgjedhje, shyqyr zotit kemi fituar lirinë e mendimit. Nuk kam kontaktuar me zotin Gjici, i vetmi rast ka qenë në vitin 2013, ku unë isha kandidati i vetëm fitues në listat e PD-së në shkallë vendi”, u shpreh Zeneli.

Deputeti nuk dha detaje nëse ka pasur një komunikim me kreun e PD-së Lulzim Basha për këtë vendim që ka marrë. Bashkë me Zenelin janë betuar sot në Kuvend dhe gjashtë deputetë të tjerë, ndërsa rrjedhjet nga listat vijojnë.

Per te shikuar videon klikoni KETU