Deputetja holandeze përgënjeshtroi Ballën, ish-ministri ironizon: Çudi ai s’gënjen

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, deklaroi se shkak për votimin në parlamentin holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë ishte miqësia e Lulzim Bashës me deputeten Madeleine van Toorenburg.

Kjo e fundit reagoi përmes zyrës së saj të shtypit, duke thënë se as nuk e njihte Bashën dhe jo më ta kishte shok.

Reagimi ishte: Zonja Van Toorenburg nuk është mikeshë me liderin e opozitës në Shqipëri. Ajo nuk e ka takuar kurrë atë”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ironizon me kryedeputetin socialist.

Manjani shkruan: Deputetja holandeze Van Torenburg ka thënë se, nuk e njeh Lulzim Bashën, se Taulant Balla gënjen. Çudi pra! Ai nuk para gënjen”