Dëshmia e fortë e ish Policit të Elbasanit: Na p.ërplasën dhe…telefonata që më lajmëroi për v.dekjen e Kolit

Ish-numri dy i Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi, ka dëshmuar mbi 1 orë,për p.ë.rplasjen e makinës së Policisë përballë tregut agro ushqimor.

Ai ka deklaruar se ajo përplasje ishte e fuqishme dhe kishte rr.ezikuar jetët e policëve.

Procesi gjyqësor, ku të pandehur janë marrë Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferri, është në fazën e marrjes së dëshmive.

Sipas tij, në momentin që ka ndodhur përplasja, ishte duke u futur në mjet dhe se makina “Audi” me shpejtësi i përplasi dhe u fut në treg, ndërkohë porta u mbyll menjëherë. Për rreth 40 minuta ka qëndruar i mbyllur tregu, tha Oshafi, ndërsa kanë pritur mbërritjen e Forcave Speciale për të ndërhyrë. Pavarësisht rrethimit dhe mbërritjes së tyre, porta është hapur vetëm pas ardhjes së pronarit të tregut dhe pas kësaj, janë bërë veprimet hetimore.

Në dëshmi, ish-zëvendësdrejtuesi tregoi edhe për një telefonatë tjetër, ku një person i revoltuar i kishte thënë se kanë vrarë Kolin dhe akuzonte shtetin që nuk bënte asgjë. “

Kam marrë një telefonatë nga një person me mbiemrin Muça, i cili më thoshte që e vranë Kolin, çfarë bën shteti. Ai ishte goxha i revoltuar me shtetin dhe gjatë gjithë telefonatës ishte i tillë”, tha Gjergji Oshafi.

Ky i fundit, më tej, konfirmoi se në ambientet e brendshme të tregut kanë konstatuar tunel të nëndheshëm, nga ku dyshonte se ishte larguar personi që drejtonte mjetin.