
Një akside.nt ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Bujrime nga vendi I ngjarjes bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur “ kokë më kokë”, në aksin rrugor Shkodër-Han i Hotit.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë një person me iniciale A.B nga Postriba, i cili është transportuar drejt Spitalit të Shkodrës.
Informacion zyrtar:
Me datë 04.10.2019, ora 16:40, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur tek ish SMT, fshati Dobraç Shkodër, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur dy mjete, mjeti tip Benz me targë AA646UK me drejtues shtetasin E. K., ka perplasur mjetin tip Benz me targë AA872FJ i cili ka qënë i ndaluar në anë të rrugës.
Si pasojë e perplasjes ka mbetur i dëmtuar një nga drejtuesit e mjeteve shtetasi A. B. 56 vjeç banues në fshatin Boks, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë, dhe pasagjeri R. S. që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi E. K. do shoqërohet në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një lajm i rëndësishëm sapo u.
Detaje dra.amatike dalin nga dita në.
Lulzim Basha ka qenë në Qerret.
Një aksident tra.gjik ka ndodhur para.
Lini një Përgjigje