Detaji që na shpëtoi të gjithëve/ Deputeti e nxorri ‘padashje’ vendimin që do marrin për Metën, por e gjitha qenka show…

Gjatë debatit mes Finos dhe Metës, deputeti socialist në pyetjen drejtuar kreut të shtetit tha se nëse qeveria do të merrte vendimin për ta shkarkuar, a do bindej?

Bashkim Fino: Po nëse qeveria do merret një vendim e do thoshte “Po e shkarkoj Presidentin”, a do ta zbatonte Presidentin vendimin e qeverisë?

Ilir Meta: Do vazhdoj të jem mbi palët dhe për të gjithë ata që mendojnë se i shërbej një pale kam një pyetje “Pse nuk më kërkuat mua të luaj një rol që opozita të mos digjte mandatet, që të mos kishim këtë përshkallëzim?”