Dhuroi 3 mln euro për të prekurit nga tërmeti, kush është biznesmeni që nuk e bëri publike

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, bëri që të solidarizohen shumë njerëz, të cilët nuk nguruan të ofronin ndihma.

Mes tyre kanë qenë edhe shumë personnazhe të famshëm, që i kanë publikuar në rrjetet sociale.

Mirëpo njëri prej tyre që ka zgjedhur të qendrojë i heshtur është filantropi dhe sipërmarrësi që sponsorizon klubin e futbollit ‘Shkëndija’, Lazim Destani. Sipas ‘Albeut’, Lazim Destani dhe familja e tij kanë dhuruar 3 milionë euro për familjet e prekura në qytetin e Durrësit dhe të njejtën nuk e ka bërë publike.

Lazim Destani njihet si humanist i madh e sidomos për popullin shqiptar, duke ndihmuar gjithmonë njerëzit në nevojë, ndërkohë ndihmoi edhe Shkëndijën e Tetovës që në momentet më të vështira vendosi ta marrë nën udhëheqje dhe në 6 vitet e fundit e bëri një nga klubet më të forta në vend po edhe përgjithësi shqiptar.