Dibranët i ankohen Bashës për situatën ekonomike: Këtë nuk na e ka bërë as Enver Hoxha…

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me qytetarë në Dibër në kuadër të zhvillimit të protestës së madhe më 16 mars. Dibranët ankohen për gjendjen ekonomike, duke u ankuar për mungesën e mbështetjes nga qeveria.

Pronar lokali: Biznesi është përtokë. Të jesh mes malit e të mos kesh ujë, është katastrofë. Papunësia katastrofë. Ishalla bëhet më mirë.

Basha: Ju jeni ngritur në protestë në Dibër. Ju ftoj më 16 mars në protestë në Tiranë për të ulur taksat dhe rritur miërëqenien. Në radhë të parë të largojmë këtë pengesë. Të mos jetë Dibra çiflig as i kriminelëve as i hajdutëve, por t’i kthejmë Dibrën dibranëve dhe Shqipërinë shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij Basha fton qytetarët të rrëzojnë krimin nga pushteti.

Banor: Është fatkeqësi që është e majta në pushtet.

Basha: Është krimi në pushtet, jo e majta. Do e heqim.

Banor: Jam blegtor, ndër fermat më të mëdha të Dibrës dhe të veriut. Asnjë subvencion. Më keq nuk bëhet. 2 mijë lek një litër naftë. Nuk i hedhim dot zetorit. Kemi shitur lopët. As Enver Hoxha nuk e ka bërë këtë që bën ky kriminel.

Basha: Kur vjen në pushtet me kriminelët, si kriminel qeveris. Dibra më mirë se çdokush tjetër e di se çfarë do të thotë të vish në pushtet me kriminelët. Edhe socialistët e Dibrës e dinë se çfarë do të thotë. Kjo nuk është Dibra e dibranëve, por e Edi Ramës dhe Ymer Lalës.