“Dil që aty *** se e theve”, ç’po ndodh në shtëpinë e Arbana Osmanit, dalin fotot

Dy mikeshat e ngushta, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu ndajnë shumë kohë së bashku dhe këtë e kanë treguar gjithmonë përmes postimeve në rrjetet sociale si dhe në çdo dalje publike.

Të dyja moderatoret e njohura janë nëna të një djali, kështu që kur mblidhen sëbashku dy djemtë luajnë sëbashku.

Edhe këtë herë, me një postim të bërë sëfundmi në Instastory, Xhemi ka treguar një moment mjaftë të bukur teksa kanë qëndruar sëbashku.

Ndryshe nga ditët e tjera që jemi mësuar t’i shohim në restorante apo në ambientet e Top Channel, këtë herë dy mikeshat kanë zgjdhur të qëndrojnë në shtëpi.

E në foton që Xhemi ka postuar, shihet që Arbana ka hipur mbi koshin e lodrave të djalit. Krahas fotos Xhemi shkruan: “Dil që aty teta Pana se e theve.”