‘Dilni, merrni fëmijët dhe shkoni në…’. Kryebashkiaku apel prindërve

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, i ka drejtuar një apel prindërve që të marrin fëmijët dhe të dalin.

Ai është shprehur se tashmë është koha që gjithsecili të komunikojë me fëmijët për t’ju shpjeguar se çfarë ndodhi me tërmetet.

“Teksa vazhdojnë pas-goditjet e tërmetit, është shumë e rëndësishme që secili të komunikojë me fëmijët me fjalë të thjeshta për t’u shpjeguar çfarë ndodhi e për t’i kthyer në normalitet. Albania Earquake 🇦🇱🚑🚒 Dilni shëtitje, luani apo shkoni në kinema me ta 👫 #TiranaStrong”, u shpreh Veliaj.

I njohur për shfrytëzimin e situatave të ndryshme për shoë, nuk kishte sesi këtë rradhë, kryebashkiaku i Tiranës të mos shfrytëzonte çdo moment për të përfituar.

Këtë radhë zgjodhi rolin e këshilluesit për prindërit, edhe pse ndoshta duhet të presë këshilla prej tyre, pasi është një prind i ri.

Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë ditën e shtunë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me manginutë 5.8 i Shkallës Rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit.