Djali shkoi mbrëmë në një nga pub-et e njohura, kur përfundoi në shtëpi u sh.okua

Një djalë 30 vjeç, i cili ishte dehur pas një feste, u zgjua mëngjesin e ardhshëm në një shtëpi të gabuar. Pronarët e banesës e gjetën atë në gjumë. Dhe reagimi i tyre habiti të gjithë.

Historia ndodhi në Skoci. Siç njofton Metro.co.uk, djaloshi i dehur kishte humbur taksinë pas daljes nga festa.

Ai ndihej i lodhur, vendosi të kthehej në gjumë në shtëpinë ku u bë festa. Por kur u kthye, ngatërroi derën dhe u fut në apartamentin e gabuar.

Të nesërmen, çifti i pronarëve u befasua kur e gjeti atë në dhomën e ndenjes.

Djali tha:- “Unë jam këtu nga festa e djeshme”. Dhe dy bashkëshortët dyshues iu përgjigjen: -“Ne ju sigurojmë se nuk ka festë”.

Pas kësaj, çifti në vend që të trembej ia plasi të qeshurit dhe i ofroi 30-vjeçarit një cigare.