Do qeshni me lot! Rrëfimi epik i Bujar Qamilit: Si më ngacmoi ajo në mes të Londrës

Ai është një ndër ikonat e muzikës popullore shqiptare, e po ashtu njihet si një njeri me shumë humor.

Kësaj here, Bujar Qamili, i ftuar së fundmi në emisionin gjatë intervistës në studio ka rrëfyer një histori epike të ndodhur gjatë koncertit të tij në Londër.

Një grua e kishte gjuajtur hapur këngëtarin, duke i shkruar numrin e saj në kartmonedhë.

“Kësaj rradhe që isha në Londër, ma kishte shkruar numrin e telefonit një grua në 10 paund. Unë mora me e hedh tek orkestra, më tha mos e ço atje se ka diçka brenda.”- tregon Bujari.

“E mori ti?”- e pyet moderatori, të cilit këngëtari i është përgjigjur duke qeshur:

“E mora. Kur të vi herën tjetër i thashë, bëje 100. Pastaj herës tjetër flasim.”