Do të vijë një ditë, kur do të bëheni prind i prindërve tuaj (fjalët rrëqethëse që bënë këdo të derdhë lot)

Fëmijëria është një epokë e artë: jo vetëm sepse çdo gjë është një gjë e re, zbulim në sytë e fëmijëve tanë, por edhe për shkak se kemi nënën dhe babanë për të na mbrojtur dhe për të na udhëhequr në rrugën e drejtë, që ne të mos përsërisim gabimet e tyre.

Çfarëdo që na nevojitet, çfarëdo pengese që del në jetën tonë, ne e dimë se mund të mbështetemi tek ta.

Me rritjen, siguria që na japin neve është më pak; bota bëhet më e komplikuar dhe problemet nuk janë më aq të thjeshta për t’u zgjidhur. Por mbi të gjitha, ata, që ne i quajmë heronjtë tanë, gradualisht fillojnë të humbasin “superfuqitë” e tyre, energjinë dhe, në fund, duhet të kujdesemi ne për ta.

Është e vështirë të pranosh që prindërit tanë plaken: prandaj, fillimisht jemi të acaruar nga ato problemet e para të vogla të cilat, nga viti në vit, shohim që lindin tek ta.

Ne thellë thellë jemi të vetëdijshëm se vitet kalojnë dhe flokët e tyre thinjen, rrudhat u shtohen në fytyrë, por ne ndoshta nuk duam ta mirëpresim faktin që ata nuk janë më në gjendje të reagojnë shpejt, për gamën dhe zgjidhjen e problemeve tona dhe nevojat e tyre.

E ne bëhemi të pandërgjegjshëm, e pretendojmë të njëjtën vëmendje si kur ishim të rinj, të njëjtin rol mbrojtës si në fëmijëri, e zemërohemi kur kuptojmë se kjo mungon.

Ne do të mbetemi gjithmonë fëmijët e tyre, të vegjël për sytë e babait dhe mamit.

Pastaj, kur fillojmë të marrim parasysh këto ndryshime, meraku dominon. Shqetësimi ynë për ta kthehet në një ankth që rritet paepur, dhe ju i pranoni ndryshimet. por me një hidhërim të thellë. Dhe këtu, si fëmijë, bëhemi prindër të prindërve tanë. Kjo duke u kujdesur për ta, jo vetëm të kujdesemi për shëndetin e tyre, por t’i mbajmë larg shqetësimeve dhe dhimbjeve, të mëdha dhe të vogla, të jetës sonë. Pra, nuk i tregojmë për ankthet tona prindërve tanë, për vështirësitë në familje; ne i zvogëlojmë problemet me fëmijët dhe i harrojmë ato të punës: me pak fjalë, e zbusim realitetin, i lëmë ata jashtë çdo shqetësimi dhe ankthi, e I bëjmë këto më të menaxhueshëm, fizikisht dhe emocionalisht.

Ndërkohë, i shtrëngojmë dhëmbët, sepse ajo strehë e sigurtë për ne që ata përfaqësonin nuk ekziston më, përveçse në kujtimet tona. Në vend të një zgjidhjeje për problemet, ne duhet të jemi të kënaqur me një buzëqeshje dhe një përqafim të pavetëdijshëm të vështirësive tona. Por ne e dimë se kjo është e drejtë dhe se ata në fund kanë të drejtën të ndihen të lodhur së kujdesuri për fëmijët e tyre.

Nga ana tjetër, le të ndihemi mirënjohës, sepse në këtë mënyrë mund t’ia kthejmë atyre pak nga gjithë ai kujdes dhe mbështetje që na kanë ofruar me kaq shumë dashuri; për vite me rradhë, duke na konsideruar thesarin më të madh të tyre./Përgatiti: Shkodranews