Doktorët janë duke paralajmëruar njerëzit që kurrë të mos veshin shapka me gisht

Të gjithë në verë i rrëmbëjmë nga një palë shapka me gisht apo jo? Duket se ato janë opsioni më i përshtatshëm dhe klasik i “këpucëve të verës” duke patur parasysh temperaturat e larta, gurat apo rërën në det etj.

Efektet anësore

Këmbë të plagosura, sepse ato ofrojnë praktikisht zero mbështetje. Mungesa e mbështetjes së harkut dhe të mbështetjes së thembrave, janë ato që çojnë në dhimbje të këmbëve tona.

Rrëshqitja. Kjo ndodh sidomos kur janë të lagura ose kur këmbët ju janë djersitur.

Kanë material toksik
Përgjithësisht shapkat me gisht kanë çmime të ulëta sepse janë bërë me material të lirë dhe mund të jenë helmuese ose toksike për shëndetin e njeriut. Shumë prej tyre kanë plastika që përmbajnë BPA, e cila ka qenë e lidhur me kancerin dhe rreziqe të tjera serioze. Latex është gjithashtu i përdorur gjerësisht, të cilën shumë njerëz e kanë alergji. Kështu është më mirë të hiqni dorë nga versionet e lira plastike. Në vend të kësaj, kërkoni ato të bëra me lëkurë kamoshi, pëlhura dhe lloje të tjera të materialeve që nuk paraqesin një kërcënim serioz për shëndetin tuaj.

Infeksione të brendshme
Stili i hapur dhe i ajrosur mund të lejojë që këmbët të ‘thithin ajër’, por vijnë me një çmim. Shapkat me gisht ekspozojnë këmbët tuaja ndaj çdo lloj mikrobi, papastërtie, baktereve dhe kërpudhave që mund të çojnë në infeksione të rënda.