Donte t’i ikte policisë, ak.sidentohet futbollisti i njohur

Bota e sportit ka marrë një lajm të hidhur sot. Ka të bëjë me sulmuesin e Sampdorias, Defrel.

Ai thuhet se është përfshirë në një ak.sident me makinë teksa ka tentuar t’i shpëtojë policisë të dielën mbrëma.

Sipas mediave italiane, Defrel fatmirësish nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Raportohet se Defrelit i është gjetur nivel i lartë i alkoolit në gjak, prandaj ai kishte ikur për t’i shpëtuar konfiskimit të patentë shoferit.

Ai rrezikon ndëshkim të madh nga klubi i tij pas këtij incidenti, për të cilin Sampdoria nuk ka reaguar ende.