“Duan të më mbyllin gojën …”, Dorian Protoduari betohet me jetë se …

Dorian Protoduari i arrestuari si protestues, dhe banor i zonës së Astirit, thotë se ai po mbahet padrejtësisht në burg dhe sipas tij aty duhet të ishte Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Protoduari ka folur nga burgu në lidhje me çështjen e tij dhe arsyet pse po qëndron prapa hekurave.

Ai shton se do të kërkojë të drejtën e tij deri në Strasburg pasi po mbahet në burg padrejtësisht. “Pres të hapet çështja në shkallën e parë dhe të rikthehet çështja. Deri në Strasburg do i shkoj çështjes time, arrestimi ka qenë i paligjshëm, sikur isha kriminel, ndërkohë kapën vetëm Dorian Protoduarin që është vetëm një protestues. Është banesa e dy fëmijëve të mi, Prokuroria nuk ka thirrur asnjëherë të Gjiknurin dhe Afrim Qendron, unë po bëj burgun e atyre.  Ata i pret burgu se tjetër nuk ka. Duan të më mbyllin gojën. Çështja imë është politikë që në kohën e Enver Hoxhës. Nuk kanë asnjë provë kundër meje. Akuzohen vetëm si organizator proteste. S’do vdes në burg do e paguajë kush më mban brenda”, tha Protoduari për Fax News.