Duket punë e mbyllur, futbollisti shkodran drejt klubit të madh

Mbrojtësi shkodran i Kombëtares Elseid Hysaj duket se është më parë Chelsit.

Interesi më i fundit ishte ai i Inter, ndërsa Chelsea mbetet një histori e vjetër, por e reja është se Napoli ka marrë ofertën më të mirë financiare nga Blutë e Londrës.

E ardhmja e mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj nuk është aspak e sigurt te skuadra aktuale e Napolit dhe lënia e tij në stol nga trajneri Carlo Ancelotti, në vigjilje të merkatos së janarit, përbënin “sirena alarmi” për largimin e tij.

Ku do të jetë e ardhmja e Hysaj?

Pas Gonzalo Higuain, Maurizio Sarri, sipas “Mirror”, kërkon të sjellë te Chelsea një tjetër lojtar që cilësohet edhe si një “dashuri e tij e vjetër”, Elseid Hysaj, lojtar të cilin e promovoi kur ishte trajner i Empolit dhe e mori më pas te Napoli.

Hysaj ka kontratë deri në qershor 2021 me Napolin dhe klauzola prej 50 milion euro nuk është më kusht.

Gjatë bisedimeve të fundit vlera e mbrojtësit kuqezi është llogaritur në 23 milionë euro, shifër që pritet të pranohet nga presidenti De Laurentiis, duke marrë në konsideratë edhe faktin se Napoli e ka gati zëvendësuesin e tij, Kevin Malcuit.

Hysaj iu bashkua Napolit në verë të vitit 2015, kur Maurizio Sarri e solli atë nga Napoli.

Me ardhjen e Ancelotti dhe largimin e Sarri te Chelsea, Hysaj si zgjedhje ideale ka një: Londrën!