Dy ish-deputetëve të PS nuk u pranohet kërkesa nga Krimet e Rënda

Arben Ndoka dhe  Arben Çuko u ndaluan me shumë bujë në fund të vitit 2018. Ata u lanë në arrest shtëpie pas apelimit të vendimit, ndërkohë që së fundmi kanë kërkuar që t’u hiqet dhe arresti i shtëpisë. Por kjo kërkesë është refuzuar nga Gjykata për Krimet e Rënda,

Në nëntor të viti2018 të dy u lanë në arrest shtëpie, pasi Apeli u ndryshoi masën. Por dy figurat e rëndësishme të PS-së kërkojnë revokim dhe të kësaj mase në kërkim të lirisë.

Ndërkohë avokati Maks Haxhia ka theksuar se ka apeluar vendimin për sekuestron e pronave në emër të familjes Ndoka. Sipas tij nuk ka asnjë metër tokë në emër të Arben Ndokës.

Akuzat

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka akuzohet për falsifikim të dokumenteve, vulave, stampave ose formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në Qarkun e Lezhës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Ndoka së bashku me disa zyrtarë të tjerë në Lezhë kanë ndikuar në tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” dhe në Kune nga ranishte në tokë arë dhe më pas i kalonin te të afërmit e tyre.

Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të Burgjeve. Urdhërarresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës”, njoftoi dje zyrtarisht Policia.

Burime nga Prokuroria thanë se arrestimi i Çukos është kërkuar pas një hetimi disamujor, pasi dyshohet se kundrejt lejeve që jepte për të burgosurit merrte para në formë ryshfeti.

Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge. Në një rast kur po përgjohej një nga anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës ka dalë emri i Çukos, ku diskutohej se ai jepte leje për të burgosurit kundrejt pagesave. Një nga rastet e dokumentuara nga ana e Prokurorisë, me incidien edhe të Ministrisë së Drejtësisë, dyshohet se Arben Çuko ka përfituar para dhe një automjet për transferimin e një të dënuari.