Dy vëllezërit BIlali u v.r.anë në derën e shtëpisë, policia pas 27 ditësh: Autori kryesor është…

Policia e Shkodrës tha se e ka identifikuar autorin kryesor të ngjarjes ku mbetën pe jetë te dera e shtëpisë vëllezërit Bilali në Shkodër më 30 mars.

Sot, 27 ditë pas ngjarjes ata kapën dy e.k.zekutorët, por jo autorin dhe ndihmësin e tyre.

“U bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe e shtetasit D. B., 29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”. Vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje”, thekson policia.

Sakaq, në lidhje me motivin nuk dihet asgjë.

‘Vazhdon puna për hedhjen dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë’, thuhet në njoftim.