Dyshonte se shoku i mori unazën e martesës, Toni Montana shqiptar ka një histori befasuese

Historia e këtij shqiptari në Angli fiks si në filma. E denjë për skenar në hollivud!

Mane Driza 41 vjeç, kishte një shok. Shqiptari që njihet edhe si Tony Montana, i ka bërë diçka të fr.ikshme Stefan Bledar Mones më 22 Qershor 1999.

Ata ndodheshin në një apartament në veri të Londrës. Mone u gjet me 120 goditje thike.

Por Mane Driza, i cili mohon vrasjen, sulmoi mikun e tij pasi mendonte se i kishte vjedhur unazën e martesës, tha Prokuroria në seancën gjyqësore.

Në atë kohë, Driza ishte 21 vjeç dhe punonte si punëtor ndërtimi. Ai u kishte thënë shokëve të punës se do të vriste mikun e tij shqiptar, madje duke i kishte kërkuar njërit prej tyre që t’i blinte një thikë.

Autoritetet britanike në atë kohë kishin përdorur kamerat e sigurisë në rrugë për të gjurmuar autorin e dyshuar të vrasjes së Stefan Bledar Mone. I pandehuri ishte kapur nga kamerat duke u kthyer në banesën e tij dhe i plagosur rëndë. Prokuroria tha se armët e dyshuara të përdorura në vrasje, dy thika, u gjetën pranë trupit të pajetë. E dashura e Stefan Bledar Mone, e cila ndodhej në spital për vizitë mjekësore pasi ishte 6-muajshe shtatzënë, u përball me skena horrori kur u kthye në shtëpi. Trupin e pajetë të të dashurit e konstatoi të nesërmen dhe e identifikoi vetëm nga rripi i pantallonave.

Por autori i dyshuar, Mane Driza kishte ikur në Itali pas vrasjes. Policia britanike e gjurmoi atë në Siçili në vitin 2000 ku dhe e arrestoi. Ai u tha hetuesve se me Stefan Mone kishte një mosmarrëveshje për çështje parash dhe pretendoi se viktima i ishte afruar me një thikë në dorë. Të gjitha këto informacione u thanë sot në seancën ndaj 41-vjeçarit. Gjyqi në Britani vazhdon javët në vijim.

Mane Driza emigroi në Britani të Madhe në Gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova për shkak të luftës. Ai dhe viktima Stefan Mone ishin bërë miq në Britani pasi ishin larguar nga Shqipëria. Në disa raste, Driza ndonjëherë qëndronte edhe në shtëpinë e viktimës. Mane Driza, i cili njihet edhe me emrin Sokol Drenova nga Bishani i Fierit, mohon akuzat./ShkodraNews