E akuzoi para të gjithëve se nuk ishte e vi*gjër, vajza shqiptare bën reagimin prekës (Mesazhet )

Disa orë më parë një djalë i ri i shkroi “Joq”, duke ndarë historinë e tij dhe të të një vajze me të cilën ai kishte pasur marrëdhënie.

Djali shkroi se ai ishte emigrant dhe se kishte 6 vite që jetonte jashtë Shqipërisë. Para tre vitesh, ia njihet me një vajzë në rrjetet sociale dhe pasi vjen në Shqipëri e takon atë dhe kalojnë një natë në hotel .

Vajza siç tregon, ai i kishte thënë se ishte e virgjër, gjatë aktit intim ajo kishte pasur gjakderdhje, por  kur ai kishte shkuar në banjë vajza kishte fotografuar çarçafin. Kaq duhej që djalit në fjalë t’i lindnin dyshimet se vajza nuk ishte e virgjër.

Mesazhi i plotë:

Persh JOQ Ju lutem dua te jem anonim! Dua te tregoj nje histori q me ka ndodhur! Jam nje emigrant dhe kam 6 vite ne gurbet. Para 3 vitesh njoha nje vajze ne fb e cila jetonte ne shqiperi.vazhduam te flisnim vazhdimisht cdo dite . Gjat kohes qe ne flisnim ajo me thoshte q nuk ka pasur asnjeher te dashur , jam e virgjer dhe se nuk kam puthur kurr njeri! Ishte 18 vjeçe ne ate kohe! Gjat kohes q ne flisnim krijova nje lloj besimi kjo shkak menyra se si mu prezantua etj etj.

Anyway pas 3 vitesh ika ne shqiperi,e takova dhe pas dy tre ditesh ikem ne hotel! Pasi kryem marrdhenie ajo kishte gjakderdhje ,ok deri ktu. Ne moment ngrihem dhe shkoj ne banjo, sapo futem ne banjo degjoj tel e saj qe i beri foto çarçafit sapo un hyra nbanjo! U ktheva e pyeta pse i bere foto?

Me tha q mfal nqs mendon keq por e bera sepse ishte hera e par x mua dhe ishte dicka e vecante! Nga aty e mrapa dyshimet e mia u thelluan cdo dite!a thua eshte mashtrim gjith kjo histori dhe se ajo me ka genjy gjith kohen?”

Pas kësaj, ka shkruar një vajzë, e cila thotë se është pikërisht ajo vajza për të cilën ka shkruar djali.

Ajo thotë se është e fejuara e djalit dhe se tani që ka lexuar atë mesazh është gati t’i dorëzoj atij unazën ku të dojë ai.

Po ashtu në mesazhin e saj ajo thotë se i vjen rëndë sepse shumë mirë ata mund ta kishin zgjedhur këtë gjë privatisht.

Ndër të tjera vajza shkuan se një ditë ai do t’i japë llogari Allahut për këtë gjë që bëri dhe për lotët që ajo po derdh.

Mesazhi i plotë:

Joq përshëndetje. Une jam e fejuara e atij djalit qe ju shkruajti pak me pare dhe kishte dyshime mbi virgjerine time. Me vjen shume rende t’ju shkruaj pasi ky eshte nje problem qe zgjidhet privatesisht mes çiftit dhe jo me popullin mbare por e ndiej si detyrim ndaj vetes te sqaroj nja dy- tre gjera pasi lexova shume komente fyese per mua. Eshte e vërtete qe me djalin jam njohur ne fb, nuk jam as e para dhe as e fundit. Kemi 4 vite qe njihemi. (3 vite e gjysem lidhje dhe 7 muaj fejese pothuajse) Vetevetiu rrodhen gjerat dhe e gjetem veten te dy ne nje lidhje. E prita, cdo dite, cdo lindje dhe perendim dielli, e prita dhe nuk u lodha kurre. Ndieja shume per te, shume. U be pjese e imja, na zinte gjumi me kufje ne vesh duke degjuar frymemarrjen e njeri-tjetrit dhe po njesoj zgjoheshim. E kam humbur babane kur isha shume e vogel, dhe ai djale ishte i vetmi qe plotesonte ate qe me mungonte. E kisha shok, shokun e jetes, mik, baba, e kisha gjithcka. E doja me shpirt.

Erdhi ne shqiperi dhe u takuam. 2 here ka ndiere lumturine me te madhe zemra ime, heren e pare kur mora mbesen per here te pare ne krahe dhe heren e dyte kur perqafova ate djale.  E them me plot gojen qe isha vajza me e lumtur ne bote ne krahet e tij. Po, shkuam ne hotel, kryem maredhenie, por jo pas 3 ditesh sic thote ai. Familjet tona ishin ne dijeni te lidhjes tone qe pas vitit te pare. I kisha takuar familjaret e tij dhe ai vellain tim.  Djali ka ardhur tek shtepia ime, takoi nenen time dhe familjaret e mi pas disa ditesh dhe prej aty ikem bashke drejt shtepise se tij. Kemi fjetur shume dite bashke, pa kryer maredhenie. E kam shtrenguar ne gjirin tim sikur te ishte nje femije, me dilte gjumi naten dhe e puthja lehte ne faqe dhe i lutesha zotit per te dhe e falenderoja per mrekulline qe me fali. Maredhenie kemi kryer pak dite para fejeses. Naten e pare qe tentuam nuk mundem sepse kisha tmerresisht shume dhimbje. Diten e dyte me tha “sonte s’do shpetosh, me zor do ta bej” Diten e dyte qe e provuam do ja tregoj varrit kur te vdes se cfare dhimbjesh kam patur. Kisha shume hemoragji, 3-4 dite me mbrapa nuk me ka pushuar hemoragjia. Ne moment qe i fejuari ngrihet per te shkuar ne banje, une, me pafajsine me te madhe ne bote, i bera nje foto carcafit sepse u ndjeva krenare per veten time qe ju dorezova me nder njeriut qe doja me shpirt .

Ndoshta ishte gabim, por ashtu ma tha truri ne ate moment. Kur me pyeti perse, ja shpjegova, por e pash qe nuk i pelqeu dhe ne prezence te tij e fshiva foton. Ju betova ne shpirt te babait qe ate foto e bera me pafajsine me te madhe ne bote. Diten tjeter gjej ne telefonin e tij foto femrash dhe adresa fallco. Kur i kerkova llogari me ka futur nje te beritur dhe gati sa nuk me goditi. Nuk ishte hera e pare. Me ka tradhetuar shume here dhe e kam falur, ky ishte gabimi im, qe e doja shume dhe nga dashuria shkela veten time me kembe per te. Nje zot e di sa kam qare per ate djale, nje zot e di cfare ka hequr shpirti im prej atij, nuk i harroj une lotet e mi ne ate dhome konvikti dhe sa here me ka rene te fiket ne mes te nates tek shkallet e konviktit prej tij. Mbarova shkollen e larte ne nje dege te mjeksise dhe 3 vite i kalova mbyllur ne nje dhome te qelbur, me madhesine e nje kutie shkrepseje, vetem qe mos ti jepja atij arsye qe te dyshonte tek une. Une nuk i njihja kafenete, lagjet, nuk i beja kurre thonjte si shoqet e mia, nuk lyhesha.

Une, ajo vajza qe ëndërronte te krijonte nje familje qe nuk e pati kurre vete, une qe mezi prisja te gatuaja per te, ti laja rrobat, te mbillja lule ne kopshtin e shtepise tone, une qe mezi prisja te nisja nje jete me te, sot une poshterohem ne kte menyre. E doja shume, i patem vene dhe emer vajzes tone. E kisha fryme, dashuri mbi te gjitha dashurite. Sot une gjykohem dhe me drejtohet gishti si nje e perdale.

U bera 22 vjec dhe kurre nuk eshte degjuar nje fjale e keqe per mua, vjen nje tropojan dhe me ben me fjale dhe me trajton sikur te isha nje e perdale. Nuk i kam kerkuar kurre asgje, ju betohem, as edhe nje qindarke te vetme. Me lek me ka mbajtur pas fejese dhe para se te vinte ne shqiperi me dergonte ndonjehere kur une kisha nevoje dhe gjendesha ngushte. Ju komentues, a mos me keni mbajtur gje pishtarin ate nate dhe e pate qe isha e qepur ? Te fejuarit kur ishte ketu i thash eja te shkojme ne cilin spital te duash dhe tme kontrolloje gjinekologu nese jam e qepur apo vertet e ndershme por nuk pranoi. Me tha qe me besonte.

I dashur, po c’dreqi n ke tani qe ma ben jeten me te zeze se nata. Kaq pak me paske njohur, kaq poshte paskam qene per ty. Ti krenoheshe me mua, ti me shikoje ne sy kur me flisje dhe vetem nga shikimi im e kuptoje se une isha e gatshme ti vija zjarrin botes per ty. Por ska gje, lart ka nje zot dhe ja le atij ta gjykoje situaten tone. Nje dite do i japesh llogari allahut kur te vdesesh, nuk te shkon shpirti ne ate dynja pa paguar lotet e mi. Gjithsesi, une nuk te mallkoj o shpirti im sepse te dua teper, por uroj qe ajo tjetra qe do vije pas meje te te doje te pakten sa cereku i asaj qe te doja une.

Mos u lodh te me shkruash me, e mora pergjigjen time me kte mesazh qe pash tek joq.  Jam e gatshme ta dorezoj unazen ku te deshirosh ! Mbaje mend shpirto, une do jem pengu jot me i madh ne jete !  Te uroj lumturi dhe gjithe te mirat ne jete dhe mos e harro ate qe te thoja cdo dite “kujdesu per veten dhe mos harro qe sa here mar fryme, mar fryme per ty”Lamtumire Er djali, te degjofsha te mirën!’’