E BUJSHME/ G.rabitja e Rinasit do të bëhet edhe film

Ilir Yzeiri dhe Arjan Curi, të ftuar në emisionin Zonë e Lirë, diskutuan mbi g.r.abitjen e miliona eurove në Rinas ditën e martë.

Pyetjes Mega bingo e Rinasit A do bëhet film?, Curi i është përgjigjur se po, ndërsa Yzeiri ka thënë se do shkonte më mirë nëse do bëhej serial.

“Kjo është një nga ato ngjarjet që askush s’do të donte të ishte banor i këtij vendi e ta përjetonte. Ishte e përsëritur, kjo e bën të rëndë dhe të papranueshme, pasi kjo është ngjarja e pestë që ndodh në këtë rrugë. Nuk ka asnjë justifikim kjo për mendimin tim, kjo mund të bëhet serial, jo film për mendimin tim… Mua më pëlqeu reagimi i Belinda Ballukut, nga mënyra si e kishte hartuar qëndrimin dhe të shpresojmë se më në fund të kemi zyrtar të përgjegjshëm që të na thonë se kush është fajtor”, tha Ilir Yzeiri.

“Po patjetër që do bëhet një film. Në gjithë botën vidhen njerëzit, tek ne vidhen paratë se s’kanë para njerëzit”, tha Curi.