E ekzekutoi në sy të djalit, zbardhjet dëshmia e shoqëruesit të ekzekutorit: ‘Do më kërkojë lekët’, nxori a.rmën…

Menjëherë pas arr.estimit të mikut të ekzekutorit të 62-vjeçarit dje në Tiranë,zbardhet edhe një pjesë nga dëshmia e tij.

Sipas dëshmisë së mikut të Myrtajt, 62-vjeçari që mbeti i vd.ekur mbrëmë tek ‘Liqeni Artificial’ sapo kishte parë autorin e dyshuar të vr.asjes, Islam Myrtajn i është afruar duke e ofenduar, ndërsa më pas, kjo skenë ka degjeneruar në përleshje fizike dhe sipas Myftar Pashës, pas këtij veprimi miku i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt 62-vjeçarit.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Te shtunën pasdite më mori ne telefon me pyeti ku je. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi më shoqëroi. Ishim duke ecur te dy kur përballë pamë Haxhi Baxhinofskin me te birin. Islami me tha “boo kush duron këtë, do më kujtojë lekët”.

Kur Haxhiu u afrua e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshën të 2 dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qelloi 4 ose 5 here. Sapo qëlloi, Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai.

Lexo edhe: