E fundit/ I nxorën dokumentin e arr.estimit, dorëzohet Valdrin Pjetri: Ja si qëndron e vërteta…

Kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reaguar pas dokumentave të publikuara nga Partia Demokratike se është arr.estuar dhe dëbuar nga Italia për tr.afik dr.oge.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Pjetri shkruan se e vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD-së.

“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.

E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.

Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.”- shkruan Pjetri.