“E hodhëm hapin e parë”, çfarë paralajmëron deputeti më i ri në Kuvend

Deputeti me i ri ne kuvend Ligoraq Karamelo është betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë. Ai për mediat është shprehur se po organizohet opozita e re dhe se priten të tjerë deputetë të rinj në paralment. Karamelo tha se do të funksionojnë si opozitë e përbashkët me qëndrim bashkëpunues por edhe kundërshtues e demaskues ndaj mazhorancës.

Ne hodhëm hapin e parë. Organizim do të thotë se duhet të funksionojmë si një opozitë e përbashkët, e vendosur, që të mbajmë një qëndrim bashkëpunues me maxhorancën por edhe kundërshtues, demaskues ndaj problemeve të korrupsionit dhe mbi të gjitha një opozitë që respekton parimet themelore demokratike, kushtetutën. Do të presim edhe deputetë të tjerë dhe do kemi një opozitë shumë aktive në parlament“, u shpreh Karamelo.