“E kam provuar në lëkurën time…”, çfarë i ka ndodhur këngëtares Jonida Maliqi?

Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi do të ngjitet në skenën e Eurovizion në muajin maj të këtij viti për natën gjysmë-finale të Eurovizion me këngën “Kthehu Tokës”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë edicion.

Ajo ka publikuar gjatë ditës së sotme një postim ku është shprehur se kjo këngë ishte shumë domethënëse për të, për  shkak se e ka provuar vetë të mos i ketë njerëzit e dashur afër, por në emigrim.

“Emigracioni nuk ka vetëm ngjyrat e vendit tim. Sot ai është një problem botëror. Unë e kam provuar në lëkurën time çdo të thotë të mos kesh pjesëtarët e familjes nën të njëjtën shtëpi, shtet. Thirrja ime është thirrje shpirti, e të gjithëve, për të qenë bashkë, të lumtur, të rrethuar nga dashuria! Shumë prej jush më kanë shkruajtur dhe e kanë ndjerë këtë këngë në çdo notë, disa të tjerë kanë kuptuar dhimbjen edhe nga xhirimet e videoklipit. Jam e lumtur që e doni ‘Ktheju tokës’ ashtu si unë,”-përfundon këngëtarja në rrjete sociale.