E la nusen të priste në altar, një muaj më vonë dhëndrin e gjejnë në…Uau sa e pabesueshme

Më 29 dhjetor të vitit 2018, Francesco Ciaravolo nuk u paraqit në kishën e Castelvetrano, ku ai duhej të martohej, duke e lënë të dashurën e tij në dhimbje dhe motivet e atij gjesti të mbështjellë nga misteri.

 

Pak ditë më vonë zbulimi i një kufome në makinën e tij ngriti dyshime mbi vdekjen e tij, derisa sot u zbardh e vërteta.

Ekzaminimi i ADN-së i bërë nga Karabinierët e Messinës, konfirmuan dyshimet dhe konstatuan se trupi I gjetur i djegur është i Francesco Ciaravolo, 48 vjeç, fermer.

Kufoma u gjet brenda makinës së tij, një Mercedes C klas.
Prokuroria i qëndron hipotezës së vetëvrasjes. Motivet mbeten ende të paqarta, shkruan Corriere.

Në të kaluarën e Ciaravolo ekziston një precedent penal modest. Në fakt, ai u dënua me katër muaj burgim dhe një gjobë prej 60 euro, për mashtrim./Përgatiti: Shkodranews