E lidhur prej gjashtë vitesh, avokatja shqiptare rrëfen skenat e xhelozisë: Një herë i dashuri më fluturoi rrobat nga ballkoni

Redona Koçi është një prej vajzave shqiptare më tërheqëse në rrjetet sociale.

Ajo është cilësuar si ‘juristja më se.ksi në Shqipëri’ dhe ka mijëra ndjekës në Instagram.

Së fundmi, ajo ak dhënë një intervistë për ‘Glamour zone’, ku ka folur rreth jetës së saj private dhe ka zbuluar se është në një lidhje dashurie prej gjashtë vitesh.

E pyetur nëse kanë pasur skena xhelozie, Redona tregoi një rast.

‘Një nga skenat e xhelozisë ishte kur nga dhoma ime fluturuan nga ballkoni të gjithë gjërat që kisha blerë, bizhu, vjeshje. Mu dhimb shpirti se kisha bërë shopping atë ditë’, tha ajo.

Gjithashtu Redona rrëfeu edhe një sherr që kishte ndodhur në një club pasi e kishte nga.cmuar një djalë dhe më pas është futur në mes i dashuri i saj.

‘Kemi qenë në një club, u largua pak me një shok, u afrua një çun aty më kërkoi një person, ndërkohë që vjen i dashuri im aty i thotë ej ca do? Okej se rregulloj unë’, shtoi bukuroshja.