E mbani mend Armelën e Big Brother? Rikthehet shumë shpejt dhe s’jua merr mendja si

Me siguri e mbani mend Armelën e Big Brother 9, e cila shkaktonte mjaft polemika në shtëpinë e Big Brother.

Lidhja e saj me Damianon mori një vëmendje të madhe në fakt, dhe pas përfundimit të Big Brother nuk kemi parë ç’të bëhet me ta.

Megjithatë, duket se Armela do të rikthehet ashtu siç nuk e kishim pritur kurrë.

Armela do të vijë si këngëtare!

Brunia bukuroshe ka publikuar një foto krah menaxherit të saj dhe ka zbuluar emrin e studios me të cilën po punon, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do të sjellë për publikun një projekt muzikor.

Fansat e saj kanë komentuar të emocionuar për këtë lajm dhe shumë prej tyre mezi po e presin.

Detaje të tjera për llojin e muzikës me të cilën Armela do prezantohet ende nuk ka, por me siguri gjithçka do zbulohet së shpejti.