E papritur, martohet në Amerikë aktorja e njohur shqiptare. Shikoni çfarë postoi

Aktorja shqiptare e njohur nga seriali shumë i ndjekur “O sa mirë”, Ema Uka i ka dhënë fund beqarisë papritur e pa lajmëruar.

Ema ka postuar në Instagram një foto nga New Yorku ku shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë dhe duket shumë elegante në të.

Ndjekësit i urojnë Emës të trashëgohet ndërsa ajo ka preferuar të mos japë asnjë deklaratë për martesën.

Ema Uka është një nga aktoret më të njohura në Kosovë sidomos pas rolit në serialin “O sa mirë”.