E para për Tiranën, ja kush do të ulet sot në karrigen e Lulzim Bashës

Pasi Lulzim Basha la mandatin dhe kjo u bë fakt edhe nga KQZ, demokratja e parë për Tiranën shkon Majlinda Halili. Ajo do të ulet në karrigen e Bashës për Qarkun e Tiranës. Ajo kishte pranuar të merrte mandatin e deputetes dhe KQZ-ja kishte parashikuar që ajo të zinte vendin e Gent Strazimirit. Por dy prej anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të propozuar nga partia, Denar Biba dhe Bledar Skënderi, kërkuan që zëvendësimi në Qarkun e Tiranës të fillonte me numrin rendor nga kandidati i parë deri tek i 11-ti, që është edhe numri i dorëheqjeve për kryeqytetin.

Kësisoj, sipas tyre, zëvendësimi duhet të fillojë nga mandati i Lulzim Bashës, që ka qenë edhe udhëheqësi i listës së demokratëve për Qarkun e Tiranës. Propozimi i dy anëtarëve të shumicës në KQZ ishte kundër qëndrimit të kryetarit Klement Zguri, i cili theksoi se situata në të cilën ndodhet KQZ-ja është ekstraligjore dhe me ndikim politik, pasi nuk ka ekzistuar më parë një precedent i tillë.

Pas votimit, me katër vota pro dhe një kundër, KQZja vendosi që Majlinda Halilaj të merrte mandatin e Lulzim Bashës. Ndërsa për vakancën e krijuar në Qarkun e Korçës, KQZ-ja vendosi që ta shqyrtojë sot. Po ditën e sotme, KQZ-ja do të shqyrtojë mosdhënien e mandatit të kandidatëve, që janë njoftuar nga institucioni, por që nuk janë paraqitur për të plotësuar formularin e dekriminalizimit.

IKËN
Lulzim Basha PD
Astrit Veliaj PD
Viktor Tushaj PD
Nora Malaj PD
Vangjel Tavo PD

ERDHËN
Majlinda Halilaj PD
Lefter Maliqi PD
Elda Hoti LSI
Edlira Hyseni LSI
Ediola Pashaj LSI