E rë.ndë/ Ndahet nga jeta moderatorja e njohur, me lot në sy jepet lajmi i trishtë

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm pas një beteje të gjatë me kancerin moderatorja e njohur italiane Nadia Toffa, e cila u kthye në një simbol të luftës kundër kësaj sëmundjeje të rëndë.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë vetë stafi i Le Iene, të cilët shprehen se tashmë asgjë nuk do të jetë si më parë për ta.

“Disa mund të mendojnë se ti ke humbur, po një njeri që jeton si ty nuk humbet kurrë. Ti luftove me kokën lart dhe me buzëqeshje, me dinjitet dhe me forcë, deri në ditën e fundit, deri sot. Ti luftove edhe kur erdhe te ne, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse na fitove zemrat menjëherë. Ishte një dashuri me shikim të parë Toffa”, shkruan faqja e Le Iene në rrjetet sociale.

Nadia Tofa për një kohë të gjatë është bërë simbol i luftës kundër kancerit, pasj në rrjetet sociale tregonte vazhdimisht për etapat e sëmundjes së saj, dhe duke u bërë shembull dhe për pacientë të tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje.

Fotoja e fundit e saj në rrjetet sociale është e datës 1 Korrik, ku pozonte së bashku me qenin e saj, e buzëqeshur. “Unë dhe Toto bashkohemi kundër vapës, ju si jeni në vendet tuaja? Ju puth të gjithëve”, shkruante moderatorja në postimin e saj të fundit.

Pak pas përhapjes së lajmit për ndarjen e Nadias nga jeta mesazhet ngushëlluese për të janë postuar dhjetra herë në rrjetet sociale.

Një nga postimet në provokuese të moderatores gjatë kohës kur ishte e sëmurë ishte kur tha se ‘’kanceri është një dhuratë”, çka u prit me mjaft polemika, po tregonte dhe njëherë tjetër forcën me të cilën ajo e përballoi këtë betejë.

Gjatë kësaj periudhe ajo i dha fund dhe fejesës së saj, pasi u shpreh se partneri nuk e kishte mbështetur, dhe nuk e kishte shoqëruar në asnjë seancë kimioterapie.  “E lashë sepse nuk u kujtua kurrë per asnje kontroll, nuk më shoqëroi asnjëherë në seancat e kimioterapisë. Tani po kthehem të vallëzoj vetëm. Dua të rri me ata që kanë kohë për mua; miqtë, mes të cilëve dhe kolegë të mrekullueshëm e padyshim familjen time aq speciale“, do të shkruante ajo asokohe.

Tashmë asgjë nuk do të jetë si më parë pa Nadia Toffën!