E rëndë/ Autobusi bie në greminë, humbin jetën 29 persona dhe plagosen 18 të tjerë

Një aksident i rë.ndë me të paktën 29 persona të mbetur vikt.imë, dhe 18 të tjerë të plagosur, ka ndodhur në Indi

Mediat lokale njoftojnë se një autobus që po udhëtonte drejt New Delhit, u përplas me bordurën e autostradës dhe ra në një kanal.

Sipas burimeve të policisë, autobusi ishte nisur nga stacioni i autobusit Alambagh në Lucknoë në orën 22:00 të dielën dhe kishte kaluar të hënën nga ora 3:30 të mëngjesit në autostradën Lucknoë. Rreth orës 4:30 të mëngjesit, dyshohet se shoferi humbi kontrollin.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, ndërsa ra në një greminë 30 metra të thellë.