E rëndë në Lushnje, foshnja gjendet brenda kazanit të plehrave

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lushnjes ditën e sotme. Një foshnje e pajetë është gjetur në një kosh mbeturinash.

Policia bën me dijes se foshnja ishte rreth 7 muajsh, i porsalindur. Foshnja u gjet në koshin e mbeturinave pranë Bashkisë.

Kanë qene disa fëmijë endacakë, të parët që e kanë parë, që më pas kanë njoftuar njerëz të tjerë duke informuar policinë.

Policia e Lushnjes ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.