E shtruan vajzën në spital, por mjekët i thonë se do v.desë. Familja bën gjestin prekës

Padyshim që për çdp prind, të marri vesh diçka të tillë për fëmijën e tji, do ishte fundi i botës.

Një 5-vjeçare, e cila është e sëmurë rëndë i ka tr.ondotur dyfish prindërit.

Ata kanë nisur një betejë ligjore, pasi mjekët vendosën se ajo nuk duhet të jetojë. Tafida Raqeeb pësoi këputje të një ene gjaku në tru në shkurt dhe mbetet në koma që prej asaj kohe, në spitalin Royal të Londrës.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Independent, ekspertët mjekësorë kanë dalë në përfundimin se ndërhyrjet e mëtejshme janë të kota dhe kanë rekomanduar që t’i hiqet suporti jetësor.

Megjithatë, familja beson se Tafida mund të përmirësohet nëse i jepet më shumë kohë dhe duan ta çojnë atë për trajtim në një spital fëmijësh në Itali.

Nëna e saj thotë se Tafida ishte një fëmijë i shëndetshëm përpara se të pësonte dëmtimin në tru. Shelina thotë se e bija po fillon të shfaqë shenja progresi. Sipas saj, ajo reagon ndaj dhimbjes, lëviz gjymtyrët dhe hap e mbyll sytë.