E tm.errshme/ Uji që pimë dhe lahemi i prekur nga ep.idemia, dyndje në spitalet e çdo vendi, ja ç’nxorrën analizat

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas publikimit në media se uji që shpërndahet me bote ka përmbajtje salmonele dhe se së fundmi janë shtuar rastet që janë shtruar të Infektiv të prekur nga ky bakter.

Instituti i Shëndetit Publik sqaron se, nga analizat e kryera deri tani ne mostrat e marra ne paciente me shqetësime dhe shenja të traktit tretës, nga të gjithë rastet e  ekzaminuara, vetëm 5 raste kanë rezultuar me salmonelë, pra nuk rezulton evidencë për përhapje të këtij bakteri.

Sipas të dhënave të IShP, nga analizat e mostrave të marra, rezulton se situata e ndodhur lidhet me temperaturat e larta, situatë e zakonshme sezonale, e krahasueshme me vitet pararendëse. Shtrimet ne shërbimin infektiv janë shumë të ulëta në raport me numrin e rasteve të paraqitura dhe fluksi aktualisht në këtë spital ka rënie të konsiderueshme.

Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë monitorimin e situatës, duke ritheksuar se rastet e shfaqura janë normale për sezonin dhe temperaturat aktuale dhe rekomandon zbatimin rigoroz të higjienës personale dhe kërkimin e ndihmës mjekësore ne rast te shqetësime te kësaj natyre.