“E tmerrshme, vetëm brenda një dite, një breshëri skandalesh! Kjo qeveri duhet marrë me shqelma!”

Nga Ergys Mërtiri

8 ish-oficere të Sigurimit të Shtetit të kohës së Enver Hoxhës janë emëruar në pozicione të larta drejtuese në SHIK. Imagjinoni çdo kishte ndodhur në Gjermani nëse 8 ish-oficere të Gestapos do të zinin poste drejtuese në Sherbimin Inteligjent Gjerman!

Një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili do të zbatojë reformen në drejtësi duke pastruar organin e akuzës, akuzohet gjithashtu se ka qenë bashkëpunetor i Sigurimit të Shtetit.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e emeruar në këte post mbi kritere shoqërie me Prokuroren e Pergjithshme të përkohshme të zgjedhur pa veting në kundërshtim me kushtetuten nga kreu i qeverisë, nuk justifikon dot pasurinë, ndersa pranon serbes se i shoqi ka bëre evazion fiskal pasi këtu nuk jemi në Europe dhe ndërkohe, anëtaret e KLP-se nuk e gjykojne këte si problem për te kaluar vetingun. Reagon vetem komisioneri i huaj.

Një deputete e maxhorances (Blerina Gjylameti), e kapur me plagjiature diskutoi ne Komisionin Parlamentar për arsimin, si relatore e propozimeve ligjore që një force politike ofroi ne lidhje me zgjidhjen e problemeve ne universitet, ku natyrisht përfshihet edhe ndeshkimi i plagjiaturave. Ish-Zv.ministri i Arsimit, bashkeautor i shkrimit dha dorëheqjen për kete, ndërsa autorja tjeter, znj. Gjylameti, vazhdon punën me përkushtim per të rregulluar Arsimin e Larte në Shqiperi.

Një tufe studentesh dëshmuan sot se e duan aq shumë mësimin (e rrjedhimisht edhe Partine) sa u konfliktuan me shokët e tyre qe jane ngujuar ne universitete, megjithese e pranojne se kerkesat e tyre jane te drejta dhe se ato kerkojne nje zgjidhje. Qeveria po i fut studentet në konflikt me njëri-tjetrin per të shpetuar menderen e vet dhe duket se për shume prej studenteve, hallet e qeverisë jane me te rendesishme se hallet e tyre.

Jemi vertete një vend i vogël, por kemi aftësine të prodhojme aq skandale sa të mbajme me lajme gjithe Evropën. Dhe kjo falë aftesisë së Kryeministrit tonë legjendar, liderit rajonal që po e rilind këte vend.