E turpshme/ Shoqërohen në komisariat dy studentë protestues!

Policia ka shoqëruar në komisariatin numër 1, dy studentë mbrëmjen e sotme, të cilët ishin pjesë e protestës gjatë paradites.

Studentët janë shoqëruar  pasi paraditen e sotme u kanë vënë drynin universiteteve.

Studentët e arrestuar janë Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta. Ndërkohë që drejt komisariatit janë nisur një grup studentësh të cilët do të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të shokëve të tyre.