Edhe ajo u nda nga burri, tani nuk fshihet më. Përqafime e pasion me aktorin

Edhe pse nuk e kanë konfirmuar publikusht, prej muajsh përflitet se moderatorja Bora Zemani dhe aktori i njohur Donald Veshaj janë në një lidhje dashurie mes tyre, pas divorcit të Borës.

Ndërkohë që Romeo me Jonida janë kapur shpesh herë mat, Bora dhe Donaldi kanë qëndruar pak më diskret për lidhjen e tyre.

Por siç duket, ata kanë vendosur mos të fshihen më.

Së fundmi, Donaldi së bashku me Romeon janë nisur për disa ditë pushimi në Dhërmi.

Ata kanë publikuar vazhdimisht foto dhe së fundmi edhe Bora ka publikuar foto nga po i njëjti vend duke treguar që është me ta.