Ekzekutimi në zonën e ish-Bllok/ Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për Fabiol Alushin mikun e …

Një nga ngjarjet më tronditëse për Tiranën dhe Shqipërinë, ishte ajo e 4 tetorit, ku në një lokal në zemër të Bllokut, u vra një person dhe u plagosën disa të tjerë. Ngjarja bëri bujë sepse aty protagonistë ishin personazhe të njohur dhe u lakuan emra të njohur si ai i këngëtares Elvana Gjata. Siç të gjithë e dimë, ngjarja ndodhi në lokalin “Monopol”, ku pronar është Redi Popesku.

Gjykata e Tiranës vendosi detyrim paraqitje për Fabiol Alushin pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për “burg pa afat”.

Fabiol Alushi i u arrestua dy ditë më parë për vrasjen e ndodhur në ish-bllok, ku mbetën të plagosur Ervis martinaj dhe Eljon Hato dhe mbeti i vrare Fabian Gaxha.

Në kërkim për këtë ngarje janë Ervin Mata, Merviol Bilo dhe Eldi Dizdari. Alushi është mik i Ervin Matës, të dashurit të këngëtares Elvana Gjata.