Elisa Spiropali nuk pranon t’ia mbajnë çadrën, por shoqëruesi bëhet qull në shi

Qëkur është bërë ministre, zonja Elisa Spiropali ka përfituar shofer dhe shoqërues personal.

Këtë të enjte që po binte shi, shoqëruesi duhej të bënte punën e tij, pra, ta shoqëronte zonjën Spiropali deri në hyrje të Parlamentit, si dhe t’i mbante çadrën.

Por mbase kjo gjë i është dukur e tepërt ministres, prandaj ajo e ka mbajtur çadrën vetë, por ka marrë me vete shoqëruesin që t’ia linte çadrën sapo ajo të futej në godinën e Parlamentit.

Kjo e bën atë modeste në sytë e publikut, por ka edhe anën e saj negative sepse shoqëruesi u bë qull pa çadër. Nëse do ta mbante ai, të paktën do të ishte mbuluar edhe vetë.