Emergjente, në Shqipëri duhet ndryshuar klasa politike, pesë oligarkët kriminelë duhen rrëzuar

Nga Arian Nikaj

Shqipëria nuk ka emergjencë rrëzimin e Edi Ramës, por rrëzimin e krejt përfaqsimit politikë ekzistues, sidomos rrëzimin e triumviratit PD, PS, LSI.

Argumenti është i thjeshtë sepse nuk ka asnjë ndryshim midis Ramës, Metës dhe Berishës, por edhe Bashës në se duhet përmendur si kryetar kukull, ose për të njëjtën arsye edhe Monika.

Këta janë vazhdues të politikave të Olikarkisë Kriminale , mbrojtës dhe bashkëpuntor të Krimit të Organizuar.
Nuk ka asnjë politikë, program,qëndrim, ndaj pronës, punonjësve, financave, strategjive, taktikave, ndaj zhvillimit të vendit, nuk kanë asnjë divergjencë.

Kanë vetëm një qëndrim të përbashkët vjedhjen e pasurive kombëtare, largimin e çdo individi që nuk dakortësohet me ruajtjen e pushtetit të një organizimi kriminal që nga legal kaloi në ilegal duke ruajtur parimin gjakësor të ruajtjes së pushtetit me dhunë dhe gjak.