Endri Fuga ka një hall të madh… (sa një gomar)

Fjalët e keqdashësëve janë si qymyri, që edhe po s´të dogjën, të nxijnë… tha këtë dhe mbajti vrapin për në korridor. Drejtoi syzet me duart e squllura nga djersa. Nxorri celularin, si për të fituar kohë, sepse në të vërtetë nuk kishte asgjë ndër mend. Ishte rregullisht konfuz kohët e fundit. Halli peshon shumë kur të mbarojnë fishekët.

Është e qartë që marifetet e shefit të mosmarrëdhënjeve me publikun nuk rezultojnë më efektive në qetësimin e ulëritjeve, që vijnë nga zyra matanë. Armiku ka penetruar edhe bllokadën e fundit të mbrojtjes “made in Fuga”.

Monotonia e argumentëve sherbetosur me metafora e hijerëndesë kryeministrore, nuk shërben më për vaksinë. Njerëzit kanë fituar imunitet ndaj saj. Pyetësorët përsëriten papushim me shpresën që të jetë bërë ndonjë gabim, por grafiqet me kokëfortësi, vazhdojnë tatëpjetën e tyrë.

Vargu i deleve që lënë grigjën është i pafund. Godina, korridoret, orenditë edhe vetë ajri zien nga tërbimi kryeministror për shkak të humbjes së kontrollit . Feisbuku gropë është kthyer në tmerrin e shefit të qeverisë, që është gati të dalë edhe me minifund, vetëm të rikthejë klikimet. Është ndezur kodi i kuq. Nevojitet diçka tjetër, më potente, që të çajë zullumin ku ka mbetur avullorja e Edi Ramës.

“Bëni ç’të doni” – iu drejtua ai memecëve të qeverisë e parlamentit – ” mua më duhet një paketë me shashka, që t’ua plas në gojë keqpërfolësve tanë.

Faktet nuk kanë rëndësi.Faktet nuk janë asgjë. Vetëm ajo që themi ne duhet të vlejë. Torba e abuzimeve dhe korrupsionit qeveritar, po rrjedh gjithandej dhe denoncuesit po na nxijnë në sytë e botës. Zyra e shtypësit nuk po ia del të na mbrojë. Duhet që gjithësecili të vrasë mendjen si të shitet i ndershëm në sytë e publikut, ndryshe ta harroni pushtetin “. – përfundoi ai.

Në një univers paralel, pa media dhe me po këtë opozitë të degraduar, Edi Rama do të rronte përjetë si mbreti lakuriq me oborrtarët e vet, ku padiskutim, rradhët e para do t’i zinin killerat dhe kontrabandistët e tij të preferuar.

Pas tyre, menjëherë do të vinin servilët me nofkat budallai, kurva, fshatari, të cilëve mund t’u qëllojë me shpullë, t’u ul pantallonat e t’u ngrejë fustanin, t’ i hedhë e t’ i marrë si lecka sa herë t’i teket, ndërsa presin me ankth se kush do të jetë kurbani i rradhës.

Këtë gjë e themi me siguri, sepse e kemi parë Edi Ramën në veprim. Ai është lloji i qenies që makthet i bën realitet dhe realitetin e bën makth. Këtij lloj deliranti i has sharra në gozhdë vetëm me ata njerëz, që s’i ka nën ndikim, por që e kritikojnë dhe ia plasin syve. Janë pikërisht këta, që Edi Rama s’do t’i donte nëpër këmbë, mundësisht të vdekur, në mos, burgjeve me një lugë supë apo duke u bjerrur dyerve të gjykatave, sepse për një mendje të mbërthyer nga euforia e pushtetit, si ajo e tija, këta dhe vetëm këta janë shkaku i rrënimit të imazhit të tij në publik dhe jo ai vetë.

Ky është edhe halli i madh i Fugës të vogël, që s’ka për t’ia zgjidhur mbyllja e llotove, apo arrestimi i disa familjeve mafioze të rëna nga vakti, që deri dje lidhnin e zgjidhnin me kryeministrin e aq më tepër një ministër aparatci si Xhafa që sa hërë paralajmëron stuhi, lëshon fllade. Edi Rama me paaftësinë e tij për të drejtuar një vend, ka prodhuar aq shumë krim e korrupsion në Shqipëri, sa nuk del as uji i Adriatikut e Jonit bashkë ta lajë.

Fatkeqësisht ai është i destinuar të ketë një fund të trishtueshëm dhe ne si “Pamfleti” e këshillojmë Endrin të fillojë të ketë veten hall dhe ta lërë në fatin e vet hallin pa derman të kryeministrit më të korruptuar në Europë./Pamfleti