Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata marrin surprizën e hatashme për filmin, ja çfarë u bëri fansi

Filmi i aktorit dhe shou men Ermal Mamaqi me kengetaren Elvana Gjata qe ka vetem pak dite qe eshte publikuar, tani eshte kthyer në të preferuarin e publikut dhe Mamaqi ka lajmëruar se shumë shpejt do të transmetohet dhe në kinematë e Turqisë.

Madje ai tha se mund të bëhet dhe një seri e dytë e 2 gisht mjaltë.

Ndërkohë, njëri nga fansat ka surprizuar së fundmi të gjithë publikun teksa ka bërë një gjë të papritur për ‘2 gisht mjaltë’. Në një video të publikuar në ‘Instastoryn’ e faqes ‘2 gisht mjaltë’, shihet se njëri nga fansat ka vizatuar në kokë portretin e dy aktorëve kryesor, Ermalit dhe Elvanës, dhe në mes ka shkruar ‘2 gisht mjaltë’, një veprim ky që i ka befasuar të gjithë.