“Është koha me u ftillu”, Luan Rama: Kryeministri të largohet, ta bëjë për njerëzit

Luan Rama ka cituar kryeministrin Edi Rama, i cili përpara disa ditësh shprehej se është koha për t’u ftilluar.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Luan Rama shprehet se është koha për t’u ftilluar dhe Edi Rama të japë dorëheqjen nga detyra.

 “Është koha me u ftillu. Me u ftillu dhe me u largu. Për njerëzit…

Nëse je i sinqertë në sa shkruan, hidhe hapin e parë e dëshmoi këtij populli se realisht e ke kuptuar që je në kohën për “me u ftillu”.

Me u ftillu dhe me u largu!…”- shkruan Luam Rama.