“Është shtruar në spital”, Arian Çani nis emisionin me lajmin e hidhur

Regjisori i mirënjohur i “Zonë e Lirë”, i njohur ndryshe si “Ledio të Lutem”, thuhet se është shtruar në spital ditët e fundit.

Lajmin e ka dhënë vetë Arian Çani, drejtuesi i emisionit.

I cili në hyrje të emisionit të mbrëmjes së sotme ka lajmëruar se nuk do të ketë në regji regjisorin e zakonshëm Ledion, por një regjisor tjetër.

Çani nuk ka dhënë detaje të tjera se çfarë ka ndodhur me regjisorin e tij që duhet thënë se janë të pandarë prej shumë vitesh.

Më i çuditshëm duket ky lajmërim i Çanit, pasi ai njoftoi që edhe një tjetër personazh i emisionit është shtruar në spital.

Bëhet fjalë për dj Cherrin, i cili edhe ky nuk dihet përse është shtruar në spital.