Fadil Hasa nuk jeton më, jepet lajmi i rëndësishëm për ata që e deshën shumë

Aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Fadil Hasa u nda sot nga jeta në moshën 78-vjecare pas një sëmundje të rëndë.

Homazhet për Fadil Hasën do të mbahen të martën nga ora 10 deri në 11  në hollin e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku personazhet që ai u dha jetë janë bërë pjesë e historisë së humorit jo vetëm të qytetit bregdetar.

“Me hidherim te madh njoftojme ndarjen nga jeta pas nje semundje te rende te artistit tone te shquar, aktorit te pazevendesueshem, Fadil Hasa ne moshen 78 vjecare. Homazhet behen neser ne oren 10 – 11 ne hollin e Teatrit Aleksander Moisiu Durres”, shkruhet ne faqen ne Facebook te Teatrit.

Hasa e shfaqi talentin fillimisht me estradën amatore të Durrësit dhe në vitin 1970 u pjesë e trupës profesioniste, me të cilën ngjiti në skenë dhjetra e dhjetra shfaqe dhe u dha jetë qindra roleve, për të cilat do të mbahet mend.

Sakaq të paharrueshme mbeten rolet e tij në pjesët “Dajrja”, “Sheqeri”, Tekniku i lavatriçes”,  por edhe rolet në filmat “Zëvendësi i grave”, “Kronikë provinciale” dhe “Mao Ce Dun”.

Fadil Hasa u lind në vitin 1940 dhe mbante titullin “Artist i Merituar”. Hasa ishte vlerësuar 4 herë titullin “Artisti më i mirë” dhe çmime të tjera të rëndësishme,  duke e  vënë emrin e tij në panteonin e të artëve të estradës shqiptare. /ShkodraNews